Kronika

Operacioni “Oaz”, media belge: Arrestohet krimineli më i kërkuar në Belgjikë

Media ndërkombëtare ka pasqyruar detaje të operacionit në kuadër të “Forcës së  Ligjit”, nga i cili u arrestuan 11 persona, anëtarë të një grupi të rrezikshëm kriminal, që e kishte shtrirë veprimtarinë e tij deri në Roterdam.

Kështu, media belge i ka dhënë hapësirë lajmit, duke njostuar arrestimin e  Safet Rustemit, i cili ishte në listën e personave më të kërkuar në Belgjikë që prej verës së kaluar. “Safet Rustemi u arrestua sot në Shqipëri, njoftoi kabineti i ministrit belg të Drejtësisë, Koen Geens, shkruan DeMorgen.be. Gazeta dhe portale online po ashtu kanë vënë në dukje këtë fakt, pasi Rustemi ishte personazh i njohur në këtë vend.  “lameuse.be”, “lecho.be”, “hln.be”, “nieuwsblad.be”, “sceptr.net”,  “knack.be”, apo “bruzz.be” i kanë kushtuar hapësirë lajmit.

“Rustemi është dënuar me 22 vite burg në Belgjikë”, njoftoi media belge.

Ai konsiderohet si një prej kriminelëve më të rrezikshëm në Europë. Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri. Vetë Rustemi është përpjekur që të sundojë tregun e prostitucionit në Bruksel nëpërmjet dhunës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button