Home / Sporti / Skënderbeu shënon në fund, fiton një pikë ndaj Tiranës

Skënderbeu shënon në fund, fiton një pikë ndaj Tiranës

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Tiranës. Në Korçë, ndeshja mes këtyre dy skuadrave, që u zhvillua pa praninë e tifozëve, u mbyll me barazimin 1-1.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e kryeqytetasve me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Edon Hasani në minutën e 20. U duk se Tirana po e mbronte mjaft mirë këtë rezultat, por 5 minuta nga fundi i takimit Skënderbeu gjeti golin e barazimit me Otto John, duke evituar humbjen që do të ishte e para në këtë sezon.

Me këtë barazim, Skënderbeu ruan kreun e klasifikimit, pasi ngjitet në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Tirana, që javën e ardhshme do të luajë derbin me Partizanin, ka 5 pikë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: