Ekonomia

PD: Korrupsion në faturimin e biznesit

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se me një tender korruptiv dhe të panevojshëm po vendos monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin, duke rritur kostot nga 600 në 1000 euro për çdo biznes.

Sipas Jorida Tabakut tenderi 15 milionë euro heq nga qarkullimi kasat fiskale dhe detyron bizneset të blejnë pajisje të reja për sistemin e ri.

“Qeveria e Ramës ka hapur një tender prej 15 milionë eurosh për monitorimin e sistemit të tatimeve, që përfshin një gamë të gjerë elementësh, duke përfshirë edhe koncesionin e tvsh-së. Kriteret e tenderit janë përcaktuar që atë ta fitojë vetëm një kompani”, tha Tabaku.

Ndërsa deputeti Hasa u shpreh se “sistemi i ri i pagëzuar si sistemi i menaxhimit dhe kontrollit të faturimit do t’i kushtojë biznesit nga 80-100 milionë euro. Me sistemin e ri, qeveria do të detyrojë të gjitha bizneset të ndërrojnë të gjitha pajisjet fiskale dhe sistemet elektronike që kanë në përdorim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button