Home / Ekonomia / Reagon Ahmetaj: Asnjë kosto shtesë për komunitetin e biznesit

Reagon Ahmetaj: Asnjë kosto shtesë për komunitetin e biznesit

Akuzave të opozitës se  Qeveria po vendos me një tender korruptiv monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin i është përgjigjur Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj përmes një postimi në Facebook. Sipas Ahmetaj, sistemi i ri i monitorimit të transaksioneve të biznesit nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin.

“Do të ulen kostot e rënda të sistemit aktual që kemi trashëguar nga koha kur PD imponoi kasa me kosto të paktën 300 euro vetëm për instalimin dhe që e kanë mirëmbajtjen më të shtrenjtë se të veturave, por që sidoqoftë nuk do të jetë aspak kusht që të dalin nga funksioni“, thotë ministri.

Ai i kujton Partisë Demokratike se platforma e saj është rikthimi i taksës së sheshtë, thënë ndryshe rritje e drejtpërdrejtë e taksave për 97% të të punësuarve dhe mbi 91% të bizneseve.

Sipas Ahmetaj, me paketën e re fiskale 2019, që do të prezantohet në ditët në vijim, vazhdon lehtësimi i mëtejshëm i ngarkesës fiskale për qytetarët dhe biznesin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: