Home / Kronika / Shpërthim tritoli në Vlorë

Shpërthim tritoli në Vlorë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Shënjestër ka qenë hyrje banese në një pallat në këtë zonë.

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në katin e 4-të të pallatit, pranë derës së banesës së shtetasit me iniciale J.Ç, 43 vjeç.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka të lënduar.

“Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale”, sqaron deklarata.

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të sotëm.

Njoftimi nga policia:
Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: