Home / Rajoni / Caktohet data e takimit mes Putinit dhe Vuçiqit

Caktohet data e takimit mes Putinit dhe Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, me datën 2 tetor.

Sipas Tanjug-ut, tashmë është vendosur data e takimit përderisa edhe vetë ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Chepurin, ka thënë se takimi zhvillohet në fillim të muajit tetor dhe se në takimin e dy presidentëve do të diskutohet për çështjet kyçe dypalëshe dhe rajonale.

Presidenti serb dhe ai rus janë takuar edhe më parë në Moskë, ku diskutua për Kosovën, blerjen e pajisjeve ushtarake ruse dhe marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: