Home / Politika / Bushati merr pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Bushati merr pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Tema e Debatit të Përgjithshëm për këtë vit është “T’i vëmë Kombet e Bashkuara në shërbim të popujve: Udhëheqje globale dhe ndarje përgjegjësish për shoqëri paqësore, të barabarta dhe te qëndrueshme”.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministri Bushati do të marrë pjesë edhe në një sërë aktivitetesh të veçanta që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë, me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me krijimin e të gjitha hapësirave për të zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme, si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe dhe shumëpalëshe me homologë dhe aktorë të tjerë të arenës ndërkombëtare me qëllim nxitjen e bashkëpunimit, ku pritet te nënshkruajë edhe disa marrëveshje me këtë rast.

Paralelisht, Ministri Bushati do të zhvillojë disa takime edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare me qëndrim në SHBA

Leave a Reply

%d bloggers like this: