Politika

Meta: Mirënjohje fondit Shqiptaro-Amerikan për promovimin e burimeve të Shqipërisë

Presidenti, Ilir Meta u takua në Nju Jork, ku ndodhet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

“Bisedë shumë e këndshme me Michael Granoff nga AADF. Mirënjohës për mbështetjen e AADF dhe të tij personalisht për bizneset dhe promovimin e burimeve të Shqipërisë. Kontribut i madh për forcimin e miqësisë midis 2 kombeve”, tha presidenti Meta pas takimit.

Ndërkohë, sipas një njoftimi nga Presidenca, në takim është folur për  mbështetjen e AADF për bizneset shqiptare dhe për promovimin e burimeve të Shqipërisë për të cilën presidenti Meta ka shprehur mirënjohje.

“Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, kontribut të madh për forcimin e miqësisë midis dy kombeve”, tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button