Kronika

U shkarkua nga vettingu, ish-gjyqtari Admir Thanza thirret në Prokurori

Ish-gjykatësi i lartë, Admir Thanza është thirrur në prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje.

Gjyqtari Admir Thanza, i shkarkuar nga komisioni i vettingu, akuzohet për deklarim të rremë.

Mësohet se Thanza do të pyetet për deklarimin e rremë në formularin e dekriminalizimit.

Thanza ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtarinuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale.

Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button