Kronika

Operacioni “Oaz”, flet Armando Cungu: Do të ketë ndonjë ngatërresë, Grima është njeri pozitiv nuk merret me gjëra të tilla…

Lajmi per arrestimin e Armir Grimes ka shkaktuar nje jehone aspak pozitive ne opinionin sportiv shkodran.

Shumekush po e perdor kete gje per te sulmuar kete figure te njohur te futbollit, e permes tij edhe FSHF-ne ngaqe ai eshte aktualisht trajner i kombetares se femrave.

Per me teper çudit fakti qe policia e ka quajtur Grimen pjese e nje grupi kriminal por ne fakt ketu ka shume te paverteta.

Sot ne lidhje me kete çeshtje ka folur edhe nje nga miqte e tij me te mire, trajneri aktual i Kukesit Armando Cungu.

“E dëgjova  nga mediat lajmin për arrestimin e Grimës dhe të them të drejtën u çudita shumë. Para se ta kem koleg, atë e kam mik dhe e njoh shumë mirë dhe kurrë me të nuk diskutohen muhabete të tilla. Them se do të ketë ndonjë ngatërresë pasi realisht, Grima është një njeri pozitiv që nuk merret me të tilla gjëra”, u shpreh Cungu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button