Kronika

Ambasada Amerikane në Shqipëri, mbështetje prokurorëve të çështjes “Shullazi”

Ambasada amerikane në Shqipëri i përgjigjet interesimit të “Zërit të Amerikës” për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen “Shullazi”. Ambasada tha sot se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe, populli shqiptar meriton një sistem drejtësie, ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

Refuzimi i një grupi prokurorësh për procedurat e zëvendësimit të kolegut që ndiqte çështjen, pak ditë më parë çoi në kërkesën për hetim disiplinor ndaj tyre nga ana e Kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre u transferuan jashtë Tiranës në prokurori më të ulta.

Ky vendim u cilësua nga prokurorët si në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që përmes një deklarate, zonja Marku shpjegoi se ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrimet e tyre kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button