Ekonomia

AMF miraton bashkimin e shoqërive “Interalbanian” dhe “Sigma ”

amf1-466x350Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) miratoi në mbledhjen e tij të radhës, bashkimin me përthithje të shoqërisë së sigurimit “Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a., (shoqëria e përthithur) tek shoqëria e sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a., (shoqëria përthithëse).

Sipas marrëveshjes mes palëve, ky bashkim bëhet me qëllim zvogëlimin e kostove operacionale dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara konsumatorëve shqiptarë. Palët nënshkruan në fillim të muajit shtator një projekt-marrëveshje bashkimi. Sipas projekt-marrëveshjes, shoqëria Interalbanian do të bashkohet dhe do të përthithet nga Sigma dhe më pas “Interalbanian” do të pushojë së qeni një entitet juridik i veçantë.
Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, asetet dhe detyrimet e Interalbanian do t’i transferohen kompanisë Sigma. Emri i shoqërisë do të jetë Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button