Politika

Basha: Kush i vë minat Teatrit, do t’i vihen në shtëpinë e tij

Lideri i PD-së Lulzim Basha ka kërcënuar hapur të gjithë ata që do të ndërhyjnë për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke i paralajmëruar me vendosje minash nëpër shtëpitë e tyre. I ftuar në emisionin ‘Open’, Basha tha se pronave të atyre do t’u vihen buldozerët, nëse kalohet vija e kuqe.

“Ata që do prishin Teatrin, të bëhen gati që t’i prishet shtëpia e tij. Nëse i vënë minat teatrit, do t’u vëmë buldozerët në pronat e tyre. Po sigurisht që i kërcënojë dhe hapur. Dëgjo këto që them këtu, jo çfarë mund të ndodh më pas. Kur të vij përballja tek Teatri, unë do jem i pari dhe do përballen me mua. Ligji kaloi dhe ne nuk kishin çfarë të bënim në atë Kuvend. Ne nuk kishim asnjë mundësi që të pengonim ligjin. Por ne kemi mundësinë që t’u themi shqiptarëve, se si po vidhet Teatri.

Afera e Teatrit Kombëtar, shkon përtej propozimit të Ligjit Antimafia. Afera e Teatrit Kombëtar, përveçse është një aferë korruptive është dhe rënia përfundimtare e shtetit. Duke bërë një ligj special për të grabitur pronën publike dhe shkatërruar një pjesë të memories historike të qytetit dhe të trashëgimisë kulturore kombëtare, siç është Teatri Kombëtar, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, duke përdorur deputetët e tij si dele për të vjedhur 200 milionë euro dhe pastruar paratë e pista të drogës, Edi Rama ka kaluar Rubikonin. Ka kaluar vijën e kuqe, që do të thotë se këtu, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, me një vendim të jashtëligjshëm të Parlamentit, popullit i lind e drejta të përgjigjet me të gjitha format dhe mënyrat që gjykon të arsyeshme. Me të gjitha format dhe mënyrat që gjykon të arsyeshme! Nuk jam as unë dhe askush tjetër këtu që mund të japë leksion se e bën këtë, por një gjë është e vërtetë: Kur hidhen hapa të tillë, kur qeveria vepron jashtë Kushtetutës, jashtë ligjit, ajo kthehet në Tirani dhe përpara Tiranive përdoren të gjitha mjetet që sovrani vendos të përdorë. Por se çfarë do të vendosë të përdorë këtë do ta shohim kur të vijë përballja me teatrin. Një gjë ju them: kur të vijë përballja me teatrin, aty do të jem unë i pari bashkë me grupin e PD krah për krah artistëve, sepse tek teatri nuk përcaktohet vetëm fati i asaj godine, por përcaktohet fati i kësaj Republike. Ajo është vija e kuqe! Nëse bie Teatri, nesër do të bjerë shtëpia e çdo shqiptari”, tha Basha

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button