Home / Sporti / FIFA vlerëson më të mirët. Modriç dhe Deschamps, të fituarit e mëdhenj

FIFA vlerëson më të mirët. Modriç dhe Deschamps, të fituarit e mëdhenj

Luka Modriç mundi në këtë garë për çmimin individual sulmuesin egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah, si dhe portugezin Cristiano Ronaldo, që ashtu sikurse Messi nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e ndarjes të këtyre çmimeve.

Gjatë mbrëmjes gala në kryeqytetit britanik u dha çmim edhe për “Futbollisten më të mirë”, vlerësim që i takoi sulmueses braziliane Marta.

Për sa i përket trajnerit më të mirë të vitit, trofeu i shkoi padyshim Didier Deschamps, i cili drejtoi Francën drejt titullit kampion në Botërorin e Rusisë, duke mundur në këtë “finale” patriotin Zinedine Zidane dhe kroatin Zlatko Daliç.

Mbrëmjen e së hënës pati momentin e tij edhe Mohamed Salah, i cili fitoi çmimin “Puskas” për golin më të bukur të vitit, falë golit të shënuar në sfidën mes Liverpoolit dhe Evertonit.

Në ceremoninë e çmimeve të FIFA-s u zbulua edhe formacioni i vitit, ku figuronin emrat e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës përbëhej nga De Gea, Dani Alves, Marcelo, Sergio Ramos, Varane, Hazard, Kantè dhe Luka Modriç.

Leave a Reply

%d bloggers like this: