Kronika

Dy peshkatarë rrezikuan të mbyteshin në liqenin e Shkodrës, i shpëton Policia

Policia e Shkodrës dhe FNSH shpëtuan dy peshkatarë nga mbytja, që  kishin mbetur të izoluar në liqen për shkak të baticës.

Shtetasit B.T. 58 vjeç, dhe Gj.Z. 56 vjeç, banues në Shkodër, kishin shkuar me varkë për të peshkuar.

Për shkak të baticës varka është larguar nga vendi ku po peshkonin dhe peshkatarët kanë mbetur të izoluar në një urë druri në fshatin Rrjoll në Velipojë, në vendin që lidh lagunën e Vilunit me Rjollin.

Pas marrjes së njoftimit shkuan në ndihmë të tyre, Policia e Shkodrës dhe skuadra speciale e emergjencave të FNSH. Peshkatarë janë nxjerr në breg rreth orës 23:50. Ata  falënderuan Policinë për ndihmën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button