Politika

Projekti i “100 fshatrave”, Rama: Emigrantët po kthehen të investojnë në vendlindje

Programi “100 fshatrat” synon të krijojë në fshatin 2400-vjeçar të Nivicës, një pikë të fortë referimi për zhvillimin rural.

Për të ilustruar potencialin që ofron Nivica, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje një shkrim të “Washington Post”, për audiencën e publikut amerikan, i cili përshkruan peizazhin e mrekullueshëm dhe natyrën e paprekur të Nivicës.

“Sot jemi këtu në një tjetër stacion të rrugëtimit për të zhvilluar Programin Kombëtar të ‘100 fshatrave’, së bashku me një grup miqsh për të promovuar dhe nxitur këtë program si pjesë e përpjekjes sonë të përbashkët për t’i dhënë dimension krejt të ri zhvillimit rural”, tha Rama.

Kryeministri theksoi domosdoshmërinë e ndërtimit në gjithë Shqipërinë të shembujve konkretë dhe modeleve të këndshme të suksesit, përmes transformimit të bukurive natyrore, traditës dhe iniciativës sipërmarrëse në agroturizëm, në burim mirëqenie dhe dalje nga varfëria për familjet që jetojnë në fshat.

Në fshatin 2400-vjeçar të Nivicës, që karakteriozhet nga një biodiversitet i jashtëzakonshëm mikpritjeje dhe natyrë e mrekullueshme, Rama shprehu bindjen se “do të krijohet një pikë e fortë referimi për zhvillimin rural”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button