Kronika

Droga, arrestohen në Shqipëri dy amerikanë

Dy shtetas amerikanë, njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare janë arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi Gjykata e Connecticut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç dhe Arbër Isaku, 29 vjeç, të dy të lindur che banues në Neë York, u vunë në pranga ndërsa po tentonin të linin Shqipërinë, drejt Malit të Zi, përmes pikës së kalimit në Murriqan. Operacioni për arrestimin e tyre u bë në bashkëpunim me Dea-n amerikane e cila ka patur dhe agjentë të saj në terren.

Të dy të arrestuarit, ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike. Pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n, policia kriminale shqiptare arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin. Policia tha se “gjatë kontrollit të saj, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button