Home / Kosova / Kadri Veseli te Ferronikeli në Drenas. Mane: Do të zgjerojmë kapacitetet prodhuese në Kosovë

Kadri Veseli te Ferronikeli në Drenas. Mane: Do të zgjerojmë kapacitetet prodhuese në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli vizitoi kompaninë NewCo Ferronikeli në Drenas.
Ai theksoi rëndësinë e kësaj kompanie jo vetëm për Komunën e Drenasit dhe për impaktin që ajo ka në krijimin e mirëqenies së qindra punëtorëve të këtij rajoni, por edhe për tërë Kosovën, pasi përfaqëson mbi 35% të eksportit të gjithë shtetit.

“Të gjithë janë të kënaqur që fabrika e Ferronikelit është rikthyer në punë me kapacitet të plotë të prodhimit, si dhe me investimet e bëra nga investitori i ri, Grupi Balfin. Institucionet tona do të vazhdojnë të japin përkrahje të fuqishme në zgjerimin e kapaciteteve operative dhe prodhuese të kësaj fabrike”, deklaroi Veseli.

Ndërkohë, Presidenti i grupit Balfin, Samir Mane, theksoi se do të vazhdojë t’i japë përkrahje kompanisë që sapo ka marrë në zotërim: “Do të ofroj përkrahje të plotë për Ferronikelin, për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, krijimin e vendeve të reja të punës dhe bashkëpunimin e afërt me komunitetin e saj”.

Mane, pronar i Balfin Group, ka vazhduar ta përkrahë punën dhe të investojë fonde të mjaftueshme në fabrikën e prodhimit të Ferronikelit, duke synuar zhvillimin dhe stabilitetin e mëtejshëm të kompanisë.

Grupi Balfin ka planifikuar të kryejë investime shtesë në Newco Ferronikeli në mënyrë që potenciali i fabrikës të arrihet në mënyrë të plotë dhe për ta rritur prodhimin e nikelit nga 7 200 ton në vit, në mbi 10 000 ton. Kompania Newco Ferronikeli, me mbi 800 punëtorë përfaqëson punëdhënësin më të madh në Kosovë dhe është përgjegjës për të paktën 1000 vende të tjera pune që kanë të bëjnë me furnizimin e fabrikës me lëndë të para dhe shërbime tjera në logjistikë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: