Bota

Presidenti Erdoğan me pesë ministra mbërrin në Gjermani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot mbërriti në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, për një vizitë zyrtare.

Erdoğan mbërriti në Berlin me ftesë të presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier, ku do të realizojë vizitën e parë shtetërore jashtë vendit pas kalimit në sistemin presidencial.

Presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan u pritën në pjesën ushtarake të Aeroportit Tegel nga ambasadori i Turqisë në Berlin Ali Kemal Aydın, ministri i Drejtësisë së Turqisë Abdulhamid Gül, zëvendëskryetari i përgjithshëm i Partisë AK Lütfi Elvan si dhe nga një delegacion i përbërë nga deputetët e Partisë AK dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Gjatë kësaj vizite tre-ditore, Erdoğan do të takohet me homologun e tij gjerman Steinmeier dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në vizitën e tij në Berlin, Erdoğan shoqërohet nga ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalın, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e presidenit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe kreu i Inteligjencës turke (MIT), Hakan Fidan.

Vizita e presidentit Erdoğan në Gjermani do të zhvillohet mes datave 27-29 shtator.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button