KosovaMaqedonia

Kryeparlametari Xhaferi pret në takim homologun e tij kosovar Veseli

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka pritur në një takim kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli, ku bashkë kanë konstatuar se dy vendet kanë një bashkëpunim të kënaqshëm dypalësh dhe një dijalog miqësor.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Xheferi tha se bashkë me Veselin kanë konstatuar se takimet dypalëshe në nivel politik dhe atë të ekspertëve duhet të intensifikohen.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka themeluar një grup paralemtar për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës duke konsideruar se ky grup është një bazë e mirë për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve dhe me këtë zgjerimin e këtij bashkëpunimi”, tha Xhaferi, i cili uroi Kosovën për procesin e liberalizimit të regjimit të vizave me Bashkimin Evropian (BE).

Përgjatë takimit, tha Xheferi, ka informuar Veselin për referendumin që do të mbahet të dielën, më saktësisht se i gjithë procesi është duke rrjedhur në harmoni me legjislacionit tone, për të shtuar se Maqedonia përshëndet marrëveshjet e arritura deri më sot mes Prishtinës dhe Beogradit.

Veseli, nga ana e tij, tha se ka ardhur në një vend mik, i cili respekton sovranitetin e Kosovës, ndërkohë që premtoi një partneritet dhe përkrahje të ndërsjellë në rrugëtimin euroatlantik të të dyja vendeve.

Ai foli edhe për referendumin e 30 shtatorit, duke thënë se pavarësisht vendimit të cilin do ta marrin qytetarët e Maqedonisë, Kosova do ta respektojë atë.

“Kosova e respekton integritetin territorial të Maqedonisë dhe cili do që të jetë vullneti i qytetarëve për emrin në referendum, ne do ta respektojmë. Ballkani Perëndimor për një kohë të gjatë ka vuajtur nga mungesa e prosperitetit dhe në procesin e integrimeve ka qenë shumë prapa, pikërisht nga shkaku i mosmarrëveshjeve që kanë pasur vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo flet për domosdoshmërinë e vendimeve politike në Ballkan që vendet të lëvizin më fuqishëm drejt BE-së. Kjo është arsyeja pse ne përkrahim marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Veseli.

Kryeparlamentari kosovar tha se Maqedonia dhe Kosova do të kishin qenë me procese të avansuara euroatlantike, sikur të mos kishin problemet më fqinjët e tyre, dhe pikërisht për këto arsye, siç tha ai, “i thërras qytetarët e Maqedonisë që ditën e diel masovikisht të votojnë në referendum dhe t’i thonë ‘po’ anëtarësimit në NATO dhe BE”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button