Bota
Të gjithë qëndruar pranë çiftit Trump, vetëm Kolinda u fut në mesin e tyre
Donald dhe Melania Trump u fotografuan në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me të gjithë krerët e shteteve, por presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarović arriti të tërheqë vëmendjen e publikut. Kolinda kishte veshur një fustan të dizajnuar nga Snjezhana Mehun dhe sipas mendimit të publikut, ajo e vëri nën hije prezencën e Melanie Trump me dukjen e saj.
Gjithashtu nëse krahasoni fotografitë e Kolindës me ato të liderëve të tjerë, mund të shihni edhe diçka tjetër. Derisa liderët e shteteve tjera janë fotografuar afër çiftit Trump, Kolinda arriti ti ndajë ata dhe të futet në mesin e tyre.