Ekonomia

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër propozimit të PD, frikëson investitorët e huaj

Propozimi i Partisë Demokratike për prishjen në bllok të kontratave koncesionare dhe sekuestrimin e pasurive të bizneseve ka sjellë dhe reagimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Presidenti i kësaj dhome, Marc Crowford gjatë një interviste televizive bëri të ditur qëndrimin kundër ndaj kësaj iniciative të PD, duke theksuar se “platforma e paraqitur pak ditë më parë frikëson investitorët e huaj”.

“Nëse ka raste specifike është normale që të hetohet ky rast, nëse është politike, kur përkthehet në anglisht investitorët frikësohen sepse mendojnë se do të heqin të koncesionet. Dhoma ka mbi 200 anëtarë dhe disa nga ata kanë aksionerë që janë të lidhur me persona që dhe mund të jenë në atë listë. Nëse nuk është anëtar është i lidhur me biznes. Nëse këto janë deklarata politike është normale, por më shumë se kaq, nuk ndihmojnë klimën e investimeve.”

E pyetur nëse Dhoma Amerikane e Tregtisë beson në aksionin e PD, Crowford bëri me dije se “Partia Demokratike listoi një sërë emrash biznesmenësh dhe kontrata koncesionare të marra nga kompanitë e tyre si të jashtëligjshme e në dëm të buxhetit të shtetit duke paralajmëruar prishjen dhe konfiskimin e tyre kur të vijë në pushtet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button