BotaSporti

“Euro 2024” në Gjermani, Maas: Për një botë të hapur dhe tolerante

Ambasada gjermane në Tiranë deklaron se Kampionati Europian 2024 do të mbahet në Gjermani.

Këtë eveniment të rëndësishëm të futbollit e ka përshëndetur dhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

“Urimet e mia për DFB-në dhe të gjitha qytetet organizatore të Europianit të ardhshëm për këtë aplikim të suksesshëm. Kjo do të jetë një mundësi për të treguar vlerat për të cilat ne qëndrojmë në Gjermani: për një botë të hapur dhe tolerancën, për lirinë dhe respektin”, shprehet, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Ambasada gjermane në Tiranë shton se “tifozët gjermanë të futbollit mund të gëzohen për turneun e ardhshëm të madh pas Kampionatit Botëror 2006: Kampionatit Europian 2024 do të mbahet në Gjermani”.

“Aplikimi i Shoqatës Gjermane të Futbollit (DFB) mori të enjten (27.09.2018) konfirmimin për organizimin e Kampionatit Europian pas gjashtë vjetësh. DFB kishte hyrë në garë me moton “United by Football – të bashkuar në zemër të Europës” dhe dhjetë qytete organizatore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button