Home / Kronika / Polici fshehu dhunën. Hetimi zbulon se si u ndihmua djali i deputetit

Polici fshehu dhunën. Hetimi zbulon se si u ndihmua djali i deputetit

Por, oficeri Çitozi po ashtu dyshohet se gjatë marrjes së kallzimit ka tentuar të lehtësojë pozitat e të dyshuarit Rexhep Rrahja duke mos evidentuar dhunën fizike. Edhe në bazë të asaj që oficeri ka evidentuar, ai nuk ka ushtruar të drejtën e ndalimit me iniciativë.

Megjithëse, sipas deklarimeve të saj, Xhisiela Maloku më pas ka kërkuar që të tërheqë kallzimin, në Prokurorinë e Krujës ka shkuar materiali ku vepra penale ishte zbutur në kërcënim me mesazhe telefonike.

“Më datë 21.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.Rr, vjeç 24, banues në fshatin Zezë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur e kanosur me anë të mesazheve telefonike shtetasen Xh.M, vjeçe 25. Neni 120 i Kodit Penal”.

Ndërkohë, sipas verifikimeve të SHÇBA-së, oficerit që denoncoi rastin Emijano Nuhu i është deleguar çështja më 27 korrik pas pezullimit të kolegut të tij Çitozi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: