roze

Bieber qëndron larg Kerr…dhe telasheve

bieberkardashianNë muajin gusht u bë protagonist në një zënkë me Orlando Bloom, ku në qendër ishte ish-bashkëshortja e aktorit britanik, Miranda Kerr.

E nga zënka duket se Justin Bieber “ka vënë mend” dhe ka vendosur t’u qendrojë larg telasheve. Këngëtari kanadez “injoroi” praninë e Miranda Kerr në javën e modës në Paris dhe në vend të saj zgjodhi klanin Kardashian, ndërsa Selena shoqëroi për pak minuta modelen australiane, edhe duke pozuar me të.

Në gusht Bieber dhe Orlando Bloom u vunë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për zënkën në një resort turistik në Ibiza të  Spanjës. Sipas zërave, gjithcka ka nisur pas pretendimit të këngëtarit kanadez se ka fjetur me Miranda-n, ish-bashkëshorten me të cilën Bloom u nda tetorin e vitit të kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button