Home / Politika / PS, Bushati: Basha ka vendosur partinë në shërbim të interesave familjare

PS, Bushati: Basha ka vendosur partinë në shërbim të interesave familjare

Sulmet e demokratëve në adresë të deputetëve socialistë që pyesin Lulzim Bashën mbi aktivitetin e kunatit të tij, Partia Socialiste i konsideron një përpjekje të kreut të PD-së për të hequr vëmendjen nga skema e tij e gjobëvënies.
Pas rastit të kompanive “Gener2” dhe “Kastrati”, socialistët sollën një tjetër shembull të atyre që Selia Blu i quan oligarkë.

“Intersig” dhe “Noa”, dy kompani në pronësi të Gentian Sulës, kanë derdhur në llogari të kunatit me dhjetëra milionë lekë brenda një viti të vetëm. Edhe ky biznesmen figuron në listën e zezë të Lulit”, tha deputeti Ervin Bushati.

Deputeti socialist foli edhe për një bisedë mes kunatit të Bashës dhe njërit prej këtyre biznesmenëve: “Në një bisedë nëpër shkallë, sipërmarrësi e pyet: Pse na përmendi me emër kur ne kemi qenë korrekt me ju? Kunati i thotë: “Dakord, dakord, por nuk jeni kollitur kohët e fundit”.

Sipas socialistëve, po provohet ajo që përflitet prej kohësh edhe në PD, se Basha ka vendosur të gjithë partinë në shërbim të interesave të ngushta të familjes së tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: