Politika

Procesi screening në Bruksel, Hahn: Shqipëria, në rrugë të mbarë

Procesi screening që sapo ka nisur në Bruksel, përfaqëson hapin e parë drejt përgatitjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Komisoneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn përshëndeti nisjen e procesit në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zv/kryeministrin dhe Ministrin për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani duke theksuar se kjo javë shënoi “takimin e parë në kuadrin e një sërë takimesh që kanë për qëllim transpozimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionet e vendeve respektive”.

“Mesazhi im për delegacionet sot dhe qytetarët e vendeve tuaja është se puna tashmë ka filluar. Perspektiva e anëtarësimit në BE do të bëhet realitet që do të thotë se është bërë shumë punë dhe ka ende shumë punë për të bërë. Theksin vazhdojmë ta vëmë tek shteti i së drejtës i cili është veçanërisht shumë i rëndësishëm”, tha Hahn.

Para së gjithash, theksoi Hahn, “kemi hartuar një udhërrëfyes tejet ambicioz, i cili përgatit terrenin për punën që pritet të bëhet nga sot deri në shtatorin e ardhshëm. Kjo do të thotë se duhet të rishikojmë 160 000 faqe të legjislacionit. Ky screening shpjegues ashtu siç e quani ju, përfaqëson hapin e parë drejt përgatitjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit”.

“Strategjia e Ballknanit Perëndimor, samiti i Sofjes dhe konluzionet këshillit në qershor tregojnë se kemi hyrë në një fazë tëpër përcaktuese që do t’ju fuqizojë në zbatimin e reformave të nëvojshme për anëtarësimin në familjen europiane”, u shpreh Hahn.

Ky, theksoi Hahn, “është një proces shoqëror që do të sjellë një ndryshim në interesin më të mirë të vendeve tuaja dhe do të sigurojnë të mira konkrete për qytetarët tuaj duke ofruar mundësi të reja punësimi, duke garantuar shtetin e së drejtës dhe drejtësi për çdo qytetar. Është një investim për të ardhmen tuaj të përbashkët”.

Sigurisht, shtoi Hahn, “ky është vetëm fillimi dhe kemi shumë punë për të bërë por unë kam besim se do e përmbushim këtë objektiv së bashku. Të dyja vendet janë në rrugë të mbarë siç është konfirmuar nga Këshilli që miratoi rekomandimin e Komisionit i cili parashtroi rrugën e anëtarësimit për të dyja vendet”.

“Fakti që nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet ta nisim procesin menjëherë tregon angazhimin e fortë të Komisionit për të shoqëruar të dyja vendet në rrugën e reformave dhe për ta bërë realitet perspektivën e integrimit në BE. Ky është një sinjal i angazhimit të BE-së dhe besueshmërisë së procesit të zgjerimit në të gjithë rajonin”, tha Hahn.

“Kur vendet shënojnë progres në zbatimin e reformave, si Shqipëria ashtu si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, atëherë BE e mban fjalën e dhënë. Ne po e mbajmë fjalën sepse po ecim përpara në këtë process të anëtarësimit. E vlerësojmë shumë faktin që përfaqësuesit politikë në nivele drejtuese po u bashkohen ekspertëve në këtë takim të parë në mënyrë që të japin instruksionet dhe orientimet politike, por edhe të shprehin vendosmërinë në nivel politik për të ecur përpara, sepse siç e thashë, kemi një kalendar ambicioz, por do donin të përmbushim objektivat tanë, që do të thotë ta mbyllim punën përgatitore në verën e vitit të ardhshëm në mënyrë që të vijojmë me hapat e tjerë të rëndësishëm”, theksoi Hahn.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button