Home / Rajoni / Lavrov flet për Kosovën: Përkrahim zgjidhjet e pranuara nga Serbia

Lavrov flet për Kosovën: Përkrahim zgjidhjet e pranuara nga Serbia

Gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së në New York, Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë përkrahje atij që po zhvillohet aktualisht ndërmjet presidentëve Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi.
“Rusia e përkrah zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne do të përkrahim zgjidhjen, e cila është e pranueshme për Serbinë”, ka thënë Lavrov, në fjalën e tij.

Krye-diplomati rus nuk ka fshehur gjithashtu shqetësimin se disa nga marrëveshjet e arritura nën mbikëqyrjen e BE-së, nuk po zbatohen në terren nga palët.

Lavrov ka thënë gjithashtu se ‘prezenca ushtarake e autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së po transformohet në bazë amerikane dhe kjo e fundit po ndihmon në krijimin e ushtrisë së Kosovës’.

Leave a Reply

%d bloggers like this: