“Është e drejtë, keqardhje për këtë humbje. Shpresoja dhe besoja te skuadra, edhe pse jemi shumë të tensionuar, është një skuadër me gati 18 lojtarë formacioni. Po të shihnit jashtë kishte lojtarë që edhe mund të luajnë titullarë. Kontingjenti është i mjaftueshëm”, është shprehur Halili.

Presidenti Halili ka hequr nga vetja përgjegjësinë e humbjes duke u shprehur se detyra e tij është të kompletojë skuadrën. “Kjo ka qenë detyra ime, që  të bëjmë një merkato me shumë kujdes bashkë bashkëpunëtorët e mi. Fati nuk desh, shpresojmë të ndryshojë në të ardhmen”, ka thënë Halili.

I pyetur për  trajnerit Ze Mari, presidenti i Tiranës është shprehur së është akoma shumë shpejt të flitet për të ardhmen e tij.