Kronika

Drejt Muriqanit me 8 kg kanabis poshtë sediljeve, dy në pranga

Dy të rinj janë arrestuar paradtiesn e sotme në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, pasi tentuan të kalojnë drejt Malit të Zi me 8 kg kanabis të fshehur poshtë sediljeve të makinës. Por tentativa e dy shtetasve, Vullnet Kolaveri, 23 vjeç, nga Sukthi, dhe Denis Dedaj, 28 vjeç, nga Shijaku, ka dalë huq, pasi janë zbuluar nga policia, duke përfunduar në pranga.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip “Mercedez-Benz”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë janë gjetur të fshehura në makinë 8 kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim e shitje të narkotikeve” e “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button