Ekonomia

Tekstilet: Kontratë 1 euro për investitorët në Patos dhe në Librazhd

tekstile_logoQeveria vendos të japë me qira 1 euro disa kapanone të vjetra që do të ndihmojnë akomodimin e disa firmave të reja të fasonëve. Sipas vendimit të qeverisë, miratohet për në Patos, Fier, kontrata simbolike 1 euro kontrata, nëpërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, si qiradhënës dhe një shoqërie të prodhimit të tekstileve, për pasurinë ish-ndërmarrja gjeofizike, Patos. Sipërfaqja e përgjithshme që jepet për shfrytëzim është 12 507 m². E këtij lloji është edhe kontrata e lidhur me një kompani për një pronë në Komunën Qedër në Librazhd. Ajo quhet Agjencia e Rezervave të Shtetit, Dorëz. Sipërfaqja e përgjithshme e objektit është 38 200 m². Disa ditë më parë, Kryeministri Rama ishte në Veneto në Itali, ku pati një takim me rreth 200 sipërmarrës italianë. Ai u bëri ftesë të investojnë në Shqipëri duke u përsëritur faktin se qeveria ofron për investimet ambiente me kontrata qiraje 1 euro. Më të interesuar për kontrata të tilla janë treguar sipërmarrësit e fasonëve, të cilët duket se i kanë të garantuara porositë për eksport.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button