Maqedonia

Levizja “Bojkotoj” po feston ” referendumin e pasukseshem”

Para rreth një mijë qytetarëve, lëvizja “Bojkotoj” sonte e feston dështimin e referendumit, me të cilin, sipas tyre, ruhet identiteti i Maqedonisë.

Kryetari i Kongresit Botëror të Maqedonisë, Todor Petrov, lexoi 18 pika nga siç e quajti Deklarata e lëvizjes, midis të cilëve kërkon anulim të Marrëveshjes, të cilën Maqedonia e nënshkroi me Greqinë dhe njëherit i bëri thirrje PTHP-së të parashtrojë përgjegjësi penale për ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov i cili është nënshkrues i kësaj marrëveshje.

Petrov i bëri thirrje kryetarit në mënyrë konsekuente ta lexojë Kushtetutën dhe të mos pranojë kurrfarë ndryshimesh kushtetuese.

Para dhe përreth Kuvendit ka sigurim të dukshëm të policisë, si dhe shumë ekipe të mediave nga Ballkani dhe Evropa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button