Home / Rajoni / Maqedonia / Referendumi, pjesëmarrja nën 50%. Zv/kryeministri Osmani: Për emrin do të vendoset në Parlament

Referendumi, pjesëmarrja nën 50%. Zv/kryeministri Osmani: Për emrin do të vendoset në Parlament

Maqedonia nuk mundi ta mbyllë dje çështjen e ndryshimit të emrit të saj me referendum. Përqindja e votuesve pas mbylljes së kutive duket se nuk e kaloi kufirin ligjor për referendumet mbi 50 %.
Këtë të dielë, në orën 7:00, 1.8 milionë votues u thirrën që t’i përgjigjen pyetjes se janë ata apo jo për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen me Greqine? Me gjasa, në referendum morën pjesë gjysmë milioni qytetarë të Maqedonisë.

Ata që ishin kundër, bënë thirrje për bojkot. Por, çfarë ndodh me marrëveshjen? Numri dy i qeverisë së Maqedonisë, Bujar Osmani dha këtë shpjegim: “Ishte  referendum konsultativ, për të marrë opinionin e shumicës së qytetarëve për marrëveshjen me Greqinë. Kjo dalje në votime që kishim sot, rreth 40%, i jep legjitimitet të plotë marrëveshjes me Greqinë.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oiver Derkovski në një konferencë për media raportoi se pjesëmarrja e votuesve deri në ora 18:30 është 34,00% ose  e përkthyer në numra rreth 589.637 qytetarë. Sipas ligjit, mbi 450 mijë qytetarë duhet të votojnë pro që referendumi të kalojë. Mirëpo që ky proces të konsiderohet i ligjshëm duhet të kalohet pragu, çka do të thotë se duhet të marrin pjesë në votim mbi 900 mije qytetarë. 1,8 milionë qytetarë kishin të drejtë vote për të pranuar emrin ‘Maqedonia e Veriut’ me Greqinë ne mënyrë që vendit t’i hapet rruga drejt anëtarësimit te vendit në NATO dhe BE, ose të refuzojnë marrëveshjen duke votuar kundër.

Pjesëmarrja e shqiptarëve dhe e maqedonasve në këtë referendum nuk ka ndonjë dallim të madh. Për numrin 2 të qeverisë së Maqedonisë, referendumi ka probleme me censusin dhe pastrimin e listave.

“Çështja e censusit është më shumë çështje teknike, e pastrimit të listës së votuesve. Ne po testojmë vullnetin e qytetarëve dhe informatat janë se 80% ka votuar për marrëveshjen”, shpjegoi Osmani.

Pas votës së kësaj të diele, ku Bashkimi Europian dhe NATO ishte investuar, sfida për çështjen e emrit të ri të Maqedonisë do të përballet në Parlament, aty ky zv/kryeministri i bën thirrje edhe zërave të përgjegjshëm të opozitës që të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Çfarë do të ndodhë në Maqedoni në ditët që do vijnë? Kjo është e paqartë, por qartazi duket vendosmëria për të shkuar drejt zgjidhjes së çështjes që mbante peng hyrjen e Maqedonisë në NATO, emrin e saj. Marrëveshja me Greqinë ishte një hap i madh, por jo fundi i përpjekjeve.

Në Maqedoni rrymat kundër hyrjes së vendit në strukturat euroatlantike janë të forta dhe ato shkaktuan edhe trazirat e para pak kohëve, kur u sulmua edhe Parlamenti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: