Home / Ekonomia / Sot Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për Eurobondin, kërkon 500 milionë euro hua

Sot Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për Eurobondin, kërkon 500 milionë euro hua

Pas një jave intensive takimesh me investitorët në disa prej qendrave kryesore financiare europiane, sot pritet finalizimi i një procesi të rëndësishëm për ekonominë dhe financat shqiptare, dhe kredibilitetin e vendit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

Shqipëria synon të marrë hua deri në 500 milionë euro, përmes emetimit të Eurobondit, me afat maturimi 5-7 vjet.

Një afat 7 vjeçar maturimi, për herë të parë për Shqipërinë, do të ishte një arritje e rëndësishme që reflekton drejtpërsëdrejti rritje të besimit tëinvestitorëve të huaj në ekonominë dhe financat e vendit.

Po kështu, në diferencë nga viti 2015, Eurobondi i ri pritet të rezultojë me interesa më të ulëta.

Huaja e marrë përmes Eurobondit do të përdoret për të plotësuar nevojat e buxhetit për financim, por edhe për të shlyer para kohe 200 milionë euro borxhe të marra përmes Eurobondit të emetuar në 2015, që në kushtet e marrjes me interesa më të ulëta, do të rezultojë në uljen e kostove të borxhit nëbuxhetin e shtetit dhe qytetarëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: