Ekonomia

Eurobond me afat 7-vjeçar, Shqipëria merr 500 milionë euro hua. Ahmetaj: Nuk ka rritje të borxhit publik

Shqipëria emetoi për herë të parë një eurobond me afat 7-vjeçar në tregjet ndërkombëtare, përmes të cilit qeveria mori 500 milionë euro hua.
Ankandi, i konsideruar si një test i rëndësishëm për kredibilitetin e ekonomisë shqiptare, ka përfunduar.

Në një lidhje telefonike nga Parisi, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se me këtë eurobond bëhet i mundur “zëvendësimi i një borxhi të mëparshëm më të shtrenjtë, me një instrument më të lirë dhe më afatgjatë”.

“Tregjet testuan ekonominë shqiptare dhe reformat. Reformat e guximshme dhe të domosdoshme janë duke na shpërblyer. Shqipëria bëhet një vend normal, ku mund të investohet pa frikë dhe në periudhë afatgjatë”, theksoi Ahmetaj.

Më tej, ministri këmbënguli se kjo hua “është instrument rifinancimi” dhe nuk do të ketë rritje të borxhit publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button