Politika

Eurobondi – Rama: Shqipëria, investim i sigurt dhe premtues

 Ndërsa 4 vite më parë Shqipëria paguante 5.75% bond 5-vjeçar, për të kompensuar ata që investonin paratë tek ky vend, sot paguhet 3.5% bond 7-vjeçar.

Ishte kjo deklarata e bërë nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, në rrjetin social “Facebook”  nga ku edhe theksoi se Shqipëria tashmë shihet si investim i sigurt dhe premtues. Kjo e fundit sipas Ramës, ka ardhur si pasojë e reformave transformuese të zbatuara në mandatin qeverisës. Ndërkaq, Rama ka thënë se mbetet ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

“Tregjet u përgjigjën qartë, 4 vjet më parë Shqipëria paguante 5.75% bond 5-vjeçar, për të kompensuar ata që investonin paratë tek ky vend. Sot paguajmë 3.5% bond 7-vjeçar Shqipëria shihet si një investim i sigurt e premtues falë reformave transformuese. Ende shumë për të bërë”, – shkruan Kryeministri i vendit.

Huaja e marrë përmes Eurobondit do të përdoret për të plotësuar nevojat e buxhetit për financim, por edhe për të shlyer para kohe 200 milionë euro borxhe të marra përmes Eurobondit të emetuar në 2015, që në kushtet e marrjes me interesa më të ulëta, do të rezultojë në uljen e kostove të borxhit në buxhetin e shtetit dhe qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button