Kronika

Taskë Forca Antikorrupsion ka penalizuar 26 punonjës dhe ish-punonjës të administratës shtetëore

Lezha, Tirana dhe Gjirokastra kanë qenë qarqet ku më shumë se 26 punonjës dhe ish-punonjës të administratës shtetërore janë penalizuar për shkak të shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit.

Ka qenë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ka bërë bilancin e antikorrupsionit, në javën e fundit, ku bie në sy fakti i kallëzimeve penale në Lezhë, për ish-drejtorin e AKU-së, dy tatimorëve në Durrës si dhe disa punonjësve të Policisë.

Të gjitha penalizimet për punonjësit e administratës shtetërore apo ish punonjës, janë bërë pas denoncimeve të bëra nga qytetarët në Platformën e Bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.al si dhe kontrolleve nëpër institucione.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button