Home / Ekonomia / BB përshëndet Eurobondin: Hap i mirë për tregun monetar

BB përshëndet Eurobondin: Hap i mirë për tregun monetar

Përfaqësuesit e Bankës Botërore Maryam Sali tha se “Eshtë një hap mjaft i mirë në tregun monetar dhe banka po punon me qeverinë për të ecur para me reformat”.
Banka Botërore vlerëson sot reformat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për rritjen ekonomike dhe e cilësoi një hap mjaft të mirë marrjen e borxhit (eurobond)  prej  500 milionë eurosh me një interes prej 3.55 përqind në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

Gjatë prezantimit sot në Tiranë të raportit për rritjen e ekonomisë në rajon, përfaqësuesja e Bankës Botërore Maryam Sali tha se “Eshtë një hap mjaft i mirë në tregun monetar dhe banka po punon me qeverinë për të ecur para me reformat”.

Ndërkohë pëfaqësuesja shqiptare e BB në Shqipëri, Hilda Shijaku tha se ky operacion përputhet me strategjinë e menaxhimit të borxhit. “Pjesëmarrja në tregjet e huaja ekspozon vendin ndaj këtyre tregjeve dhe dhënia e kësaj huaje tregon se tregjet kanë shfaqur konfidencë.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: