Kosova

“Prania ushtarake gjermane në Prizren po zëvendësohet me praninë ekonomike”

“Ushtarët e Gjermanisë e kanë kryer punën e tyre me sukses. Ata do të vazhdojnë të jenë prezent në misionin e KFOR-it. Prania ushtarake në Prizren po zëvendësohet me praninë ekonomike”, tha Haradinaj.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media Haradinaj tha se kjo vizitë ndodh edhe në vigjilje të ditës së unifikimit të Gjermanisë, e cila sipas tij, është përjetuar si festë edhe në Kosovë por edhe në gjithë Evropën. Ai theksoi se ushtarët e Gjermanisë e kanë kryer punën e tyre me sukses dhe se ata do të vazhdojnë të jenë prezent në misionin e KFOR-it, por që prania ushtarake në Prizren po zëvendësohet me praninë ekonomike.

“Ajo që e shënon këtë ditë sot është edhe fakti se prania ushtarake gjermane dhe kampi ushtarak gjerman në Prizren kalon sot në prani ekonomike dhe nga sot kampi ushtarak pra i Bundeswehr-it në Prizren kthehet në një park inovativ trajnues i biznesit, dhe mund të them që jemi optimist që do të jetë një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Gjermani”, tha Haradinaj.

Ndërkaq Silberhorn, sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes tha se është priviligjegj që t’i tregojnë publikut në Kosovë, rajon dhe në Gjermani se aktiviteti i tyre ushtarak në Kosovë ka qenë i suksesshëm, duke kontribuar në stabilitet, i cili sipas tij, ofron bazën për rritjen ekonomike.

“Në 20 vitet e fundit 27 ushtarë të ushtrisë gjermane kanë dhënë jetën në Kosovë. Sikurse shumë familje kosovare, ata janë sakrifikuar dhe sakrifica e tyre nuk ka shkuar dëm dhe ne jemi duke ndërtuar një frymë për të krijuar stabilitet, paqe dhe prosporitet për gjeneratat e ardhshme”, tha ai.

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, Flachsbarth tha se kjo është një ditë historike në të cilën kampi kalon nga shfrytëzimi ushtarak në shfrytëzim civil. Ajo shprehu kënaqësinë që Qeveria e Kosovës merr përsipër kampin ushtarak si një park trajnues dhe inovativ, i cili sipas saj, do të udhëhiqet së bashku nga qeveria kosovare dhe qeveria gjermane.

“Kjo përfaqëson rrjetin e politikës së jashtme gjermane ku në njërën anë krijojmë një gjendje të sigurtë, një gjendje stabiliteti, ndërsa pastaj një ndihmë në zhvillim dhe në fund mund të krijohet një bashkëpunim zhvillimor”, tha ajo.

Flachsbarth dhe Silberhorn po qëndrojnë në Kosovë për t’i thënë lamtumirë kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizreni, i cili ka shërbyer që nga viti 1999. Aktualisht 300 ushtarë sa janë në Prizren, vetëm 70 prej tyre do të mbeten në Prishtinë, në Camp Film City, të cilët do ta ndihmojnë FSK-në në avancimin e saj.

Kampusi i KFOR-it gjerman që ka shërbyer për 19 vite në Prizren do t’u dorëzohet autoriteteve vendore, ndërsa në hapësirën e kampit fushor në Prizren do të ngritet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues (ITP), i cili do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në kuadër të kësaj dite, sot në Prizren do të mbahet edhe një manifestimin lamtumirës për ushtarët e KFOR-it gjerman.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button