Kosova

27 ushtarë gjermanë dhanë jetën në Kosovë 20 vitet e fundit

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë , Thomas Richard Silberhorn ka thënë se Kosova dhe Gjermania po shënojnë 20 vjetorin e marrëdhënieve bilaterale duke shtuar sot në ditën e bashkimit të Gjermanisë KFOR-i gjerman në Prizren i dorëzon autoriteteve kosovare kampin ushtarak.

Zyrtari i lartë gjerman shtoi se në 20 vitet e fundit 27 ushtarë gjermanë kanë dhënë jetën në Kosovë.

Kurse, Maria Flachsbarth, sekretare e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin, Ramush Haradinaj, tërhoqi vërejtjen se në Kosovë ka shumë papunësi dhe iu bëri thirrje autoriteteve vendore që të shfrytëzojnë kapacitetet duke iu referuar të rinjve.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha nga ana e tij se Gjermania është partner strategjik i Kosovës derisa çmoi lartë kontributin e KFOR-it gjerman në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Gjatë kësaj konference, shefi i Qeverisë ka lutur gazetarët disa herë që të mos bëjnë pyetje në mënyrë që të mos ia humbasin rëndësinë ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button