roze

Dua Lipa në listën e emrave më të fuqishëm nga BBC

BBC ka listuar Dua Lipën në mesin e femrave më të suksesshme në muzikë Ylli me famë botërore, Dua Lipa gëzon karrierë të suksesshme muzikore, e kjo po vlerësohet çdo ditë e më shumë.

BBC ka listuar shumë femra të suksesshme në sferën e muzikës në mesin e të cilave është edhe Dua Lipa, për të cilën ka shprehur fjalë të veçanta.

“Ajo ka pasur një fjalim të mrekullueshëm, të fuqishëm në BRIT Awards. Ajo është shumë e re dhe ishte shumë e guximshme. Njihet në gjithë botën dhe inspiron shumë të rinjë. Ylli i popit ka etikë të fuqishme të punës, vlera femëore dhe një ndikim të madh te femrat, ajo ishte femra më e ndjekur e vitit 2017 në Spotify dhe u bë femra e parë që u nominua për çmimin BRIT Awards”, ka shkruar BBC.

Ndërkaq, Dua Lipa për këtë vlerësim të BBC-së ka shkruar: “Është nder të jesh në listën e fuqishme të BBC në mesin e femrave më të talentuara dhe të mrekullueshme të muzikës. Faleminderit shumë për vlerësimin, është ndjenjë e mirë të jem pjesë e kësaj”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button