Kronika

Tentoi arratinë, vritet me plumb në kokë grabitësi shqiptar në Itali

I hidhur ka qenë fati i një shqiptari, i cili ka gjetur vdekjen pas një grabitje në Itali. Ngjarja e rëndë është regjistruar dje gjatë natës në Ponte Felcino. Siç raportojnë mediat italiane, viktima është gjetur në sediljet e pasme të një automjeti tip ‘Audi’, ndërsa në kokë mbante një kapuç dhe në duar dorashka.

Po ashtu mësohet se ai është gjetur i braktisur në këtë makinë, ndërsa thuhet se dje bashkë me dy persona të tjerë kishte grabitur një dyqan cigaresh, pak metra nga vendi ku i gjet i vrarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button