Politika

Rama: Opozita është shterpë, që mbyt veten me shpifje e baltë

“Opozita është shterpë, jashtë binarëve të politikës dhe përpiqet të mbysë veten me shpifje dhe baltë”, – tha Kryeministri Rama, ndërsa theksoi se qëllimi ynë është të bëjmë punë për qeverisjen.

Duke folur për marrëveshjen e 18 majit, apo thirrjes për marrëveshje, Rama tha besoj se do na bjerë audienca po të flasim për Lulzim Bashën, sepse s’ka asnjë interes për të dhe opozitën në vetvete, sepse opozita është jashtë binarëve të një luftë politike, ku të sfidon.

“Opozita është kthyer në një të mbytur që përpiqet të të mbysë, duke përdorur format më ekstreme të shpifjes, të baltës dhe të kriminalizimin të debatit politik, kjo është ajo që më shqetëson mua, – tha Rama, duke vijuar se, – ajo që është më e tmerrshme, i gjithë mjedisi mediatik bie pre e kësaj loje, ndërkohë, askush nuk ndihmon për të vënë përpara fakte”.

Përsa i përket marrëveshjes me opozitën, Rama tha se nuk ka interes, se nuk ka patur asgjë, përvec asaj që është thënë publikisht. “Basha humbi zgjedhjet dhe nuk e përballoi situatën dhe u ngrit alibia te një palë zgjedhje, kur ishin më të qetat dhe më të qartat në Shqipëri”, – tha Rama.

I pyetur për kushtëzimin e zgjedhjeve me kalimin e ligjit të Vetingut për politikanët, Rama tha se hera e parë ishte një dramë për opozitën, hera e dytë do jetë një komedi.

“Ne jemi këtu për të bërë detyrën tonë dhe ajo që unë përpiqem, është që unë t’i shmangem debatit me opozitën, se opozita është shterpë. Thelbi është të bëjmë punë për qeverisjen”, – tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button