Home / roze / SOFT NEWS – Për ish-kancelarin Schroeder martesa… vdes e fundit!

SOFT NEWS – Për ish-kancelarin Schroeder martesa… vdes e fundit!

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, 74 vjeç, ka festuar martesën e tij të pestë në ”Adlon Hotel” të Berlinit.

Schroeder, i cili ishte në detyrë nga viti 1998 deri në vitin 2005, ka qenë i martuar katër herë më parë, ku me të fundit u divorcua në vitin 2016, e cila quhej  Doris Schroeder-Koepf .

“Ne u martuam edhe më 2 maj në qytetin tim, në Seul, dhe jemi shumë të lumtur’’, theksoi aktorja 37-vjeçare koreane.

Lista e mysafirëve të së premtes përfshinte edhe ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Schroeder ka  marrëdhënie të mira me Cavusoglu dhe presidentin turk Recep Tajip Erdogan, i cili bëri vizitën e parë zyrtare të shtetit në Gjermani fundjavën e kaluar.

“Schroeder është një mik i mirë i Turqisë’’, theksoi ministri për mediat.

Schroeder, kryetari i bordit mbikëqyrës në kompaninë shtetërore të naftës ruse ”Rosneft”, ka ndihmuar së fundmi në negociata të aktivistes gjermane të drejtave të njeriut Peter Steudtner si dhe për gazetarin Deniz Yucel  të liruar nga paraburgimi në Turqi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: