Bota

Le Maire: Gjermania t’i kthehet reformave ekonomike në BE

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire kërkoi nga Gjermania që të vazhdojë me reformën e planifikuar në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se më nuk mund të pritet dhe se qytetarët janë në prag të durimit, transemton Anadolu Agency (AA).

Liderët e vendeve në qershor, mes tjerash, u dakorduan që të krijojnë buxhet të Eurozonës me qëllim të rritjes së investimeve dhe përmirësimin e efikasitetit për shpëtimin e valutës të cilën e përdorin 19 kombe. Qeveria gjermane e kancelares Angela Merkel që atëherë kryesisht ka qenë e preokupuar me probleme të brendshme politike.

Le Maire, në një edicion të së përditshmes gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, të botuar të enjten, tha se premtimet duhet të përmbushen dhe “të mos merren vendime për të ngopur populizmin”.

“Gjendja e brendshme politike në njërën anë ose në anën tjetër nuk duhet të përdoret si justifikim për shtyrjen e vendimeve urgjente të politikave evropiane”, theksoi La Maire.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button