Kronika

Audiopërgjimi i montuar/ Prokuroria: Burg për ‘Babalen’ e interpretuesin e Agron Xhafës

Audiopërgjimi publikuar nga PD, i cili implikon vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, në pazare droge, është i montuar. Në këtë konkluzion ka mbërritur ekspertiza e laboratorit anglez, e cila mbërriti në ministrinë e drejtësisë vetëm pak ditë më parë.
Përgjigja ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ditën e sotme ka ngritur akuzë për tre persona, ndërsa mes tyre ka gjetur edhe ‘interpretuesin’ e vëllait të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Albert Veliun, i njohur si ‘Babalja’ apo dëshmitari X, Fredi Alizotin si edhe Jetmir Olldashin. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për dëshmitarin X, Albert Veliu, me akuzën e kallëzimit të rremë në bashkëpunim, si edhe kalim te paligjshem te kufirit. Arrest me burg gjithashtu prokuroria ka kërkuar edhe për shtetasin Fredi Alizoti, i cili sipas organit të akuzës është personi që ‘interpretoi’ Agron Xhafajn në telefon. Ndërsa për  gazetarin Jetmir Olldashi Prokuroria ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ me akuzën e kallëzim të rremë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button