Bota

Zhduket pa lënë gjurmë shefi i Interpolit, ishte nisur për në Kinë

Meng Hongwei, kreu kinez i agjencisë së Interpol është zhdukur pa lënë gjurmë prej një jave. Familja e tij thotë se nuk asnjë lajm nga ai pasi Meng Hongwei u largua në fund të shtatorit nga selia e Interpol në qytetin e Lionit në Francë për të udhëtuar drejt Kinës dhe prej atij momenti nuk është bërë më i gjallë.

“Ai nuk u zhduk në Francë”, tha për AFP një hetues i policisë franceze. Në Francë ka nisur një hetim për këtë çështje, pasi bashkëshortja e kreut të Interpol raportoi në polici se burri i saj është zhdukur.

Në një deklaratë, Interpol tha se ishte në dijeni të raporteve të “zhdukjes së pretenduar” të z. Meng, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Kjo është një çështje për të cilën po merren autoritetet e të dy shteteve: Francës dhe Kinës.

Sipas disa burimeve tepër konfidenciale thuhet se ai është ndaluar dhe marrë në pyetje nga autoritetet kineze, të cilat deri tani nuk kanë dhënë ndonjë njoftim zyrtar.

64 vjeçari, një ish-zëvendës Ministër i Sigurisë Publike në Kinë, u zgjodh për të drejtuar Interpolin në nëntor të vitit 2016 për një mandat katërvjeçar. Ai është i pari zyrtar kinez që mban këtë post.

Në biografinë e tij publikuar në faqen e internetit të Interpolit thuhet se Meng Hongëei ka një përvojë 40 vjeçare në fushën e drejtësisë penale dhe në polici, gjatë së cilës është marrë me çështje që lidhen me institucionet ligjore, luftën ndaj drogës e terrorizmit, kontrollin e kufirit, çështje që lidhen me imigracionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button