Kronika

“Babalja”, gazetari Olldashi kundërshton masën, avokati: Dyshime për ekspertizën

Një ditë pas daljes së rezultateve të ekspertizës së zërit për çështjen e të ashtuquajturit “Babale”, avokatët e gazetarit Jetmir Olldashi i janë drejtuar Prokurorisë.
Ata kundërshtojnë masën e marrë nga gjykata për detyrim paraqitje, por kanë dyshime edhe për vërtetësinë e ekspertizës së zërit.

Përfaqësuesit ligjorë të gazetarit Jetmir Olldashi thanë se do e dërgojnë me postë kërkesat për të mos tejkaluar afatet e ankimimit, pasi nuk munden t’i dorëzojnë të dielën në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Jetmir Olldashi është gazetari që intervistoi Albert Veliun, ndryshe “Babalja”, pas regjistrimit audio që ky i fundit i kish bërë bisedës, sipas pretendimeve të tij, me Agron Xhafajn, vëllanë e ministrit të Brendshëm për pazare droge.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button