Ekonomia

MET Building Tirana, një godinë tjetër luksoze pas hotel Dajtit

Një ndërtesë shumëfuksnionale që do të shërbejë si qendër tregtare me zyra dhe ambiente banimi do të ngrihet në qendër të Tiranës ndërmjet ish- Hotel Dajtit dhe Katedrales Katolike.

Projekti i cilësuar MET Building Tirana ështëfinalizuar nga studio italine e arkitekturës “Architects Mario Cucinella” dhe u prezantua këto ditë nga Portali i Ndërtuesve në Tiranë dhe gjithashtu është afishuar edhe në sitin zyrtar të arkitektëve.

Godina do të jetë 12 kate dhe do të shtrihet një gjerësi që mbush hapësirën ndërmjet hotel Dajtit dhe Katedrales dhe do të rrisë më tej ofertën për banesa luksi dhe hapësira tregtare ne kryeqytet.

Godina është tërësisht më fasada xhami dhe me tarraca të gjelbëruara dhe për realizimin e projektit arkitektët janë frymëzuar nga qyteti i Beratit.

Godina do të vendoset në mesin e disa objekteve tradicionalë në një nga zonat kryesore të kryeqytetit, e kufizuar nga galeria Kombëtare e Arteve, ish hotel Dajtit dhe godinave mbretërore.

Ndërtimet e luksit, rreziku i mbiofertës

Tirana është shndërruar së fundmi në një kantier ndërtimi ku mbizotërojnë objektet e luksit në zonën e qendrës. Këto objekte brenda një kohë shkurtër do të rrisin ndjeshëm ofertat në treg për hapësira tregtimi, banesa luksi dhe zyra edhe pse kërkesa nuk po ecën më të njëjtat ritme.

Pak ditë më parë nisi nga ndërtimi një ndërtese e ngjashme ne zonën e Bllokut e cilësuar, “Kubi i Bllokut”, një projekt i arkitektit italian Boeri. Objekti për të cilin tashmë themelet janë hapur do të jetë multifunksional, me hapësira tregtare, bare dhe restorante zyra etj.

Por një seri objektesh luksi janë në proces ndërtimi. Pas disa kohësh pezullimi punimet kanë nisur për objektin 20 katësh në afërsi të qendrës përballë kishës ortodokse, e cilësuar Tirana Forever Green. Objekti tani një karabina zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe do të ketë 20 kate, në të cilat katër nëtokë. Kulla do të këtë 4 nivele parking nëntoksor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz me një investim 25 milionë euro.

Gjithashtu kompania Edil Al ka nisur përgatitjet për ndërtimin e “Syrit të Tiranës”. “Eyes of Tirana” është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë. Të dhënat nga projekti bëjnë me dije se propozimi përbëhet nga tre pjesë të godinës që do të përmbajnë apartamente, zyra dhe dyqane që arrijnë në total në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit.

Më 2017 parlamenti ka miratuar një projektligj i cili autorizoi negocimin e një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cila ka shprehur interes për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës. investitori është “Al Habtoor investment LLC”, kurse projekti “Kulla ikonike e Tiranës”. Ajo është parashikuar të jetë 350 metra e lartë me një sipërfaqe totale 145 mijë metrash katrorë, me një investim që përfshin 250 milionë dollarë. Qeveria i ka falur taksat për 15 vite dhe truallin 25 mijë metër katror ku do të ndërtohet.

Punimet kanë nisur edhe për projektit më të madh deri më tani Down Town Albania, tek ish parku i lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”, një kullë me 40 kate me funksione të ndryshme të ndara sipas kateve ku 2912 m2 të kateve të para do shërbejnë si hapësira komerciale. Ne katet që vijojnë do të jenë të lokalizuara ambientet e zyrave me një sipërfaqe prej 21840 m2. Ne katet e sipërme për të ofruar pamjet më të mira nga lartësia e kullës janë pozicionuar banimet me një sipërfaqe rreth 26208 m2. Punimet po ktyhen nga një nga firmat më të mëdha në vend, Kastrati, ndërsa pak kohë më parë, Balfin, grupi më i madh në vend tërhoq nga  ndërtimi i kullës “Down Town Albania”. BFI invest, në pronësi të grupit Balfin ka shitur në fund të korrikut, tek grupi Kastrati, 50% të aksioneve, që ajo zotëronte në kompaninë Down Town 1.

Samir Mane president i Balfin, ka pohuar në një intervistë të fundit për Monitor  se oferta për apartamente në Tiranë pritet të rritet ndjeshëm, nëse do të zbatohen të gjitha projektet e planifikuara dhe kjo mund të çojë në një ngecje të shitjeve në të ardhmen. “Me aq sa ne kemi studiuar, vlerësoj se Tirana ka nevojë për 100 deri në 150 apartamente të shtrenjta në vit dhe sipas statistikave që kemi dëgjuar, mund të prodhohen më tepër, rreth 300 – 350. Pra, do të ketë mbiofertë”, ka pohuar ai.

Me këtë vrull ndërtimesh, në pak vite, Tirana do të ketë shumë hapësira të lira luksi për t’u ofruar blerësve, në një vend që ende renditet ndër të fundit në Europë për sa u përket të ardhurave për frymë dhe i 106-i në botë, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button