Rajoni

Bullgari: Gjendet e vrarë gazetarja Viktoria Marinova, asnjë i ndaluar për vrasjen

Kufoma e Viktoria Marinovës ishte gjetur të shtunën në bregun e lumit Danub në qytetin Ruse.
Akoma nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen brutale të 30-vjeçares Viktoria Marinova, e cila ishte drejtoresha administrative e televizionit TVN. Drejtuesja televizive ishte përdhunuar dhe vrarë në qytetin Ruse të shtunën. Sipas policisë pista e hetimit për lidhjen e vrasjes së Marinovës me punën e saj profesionale duket gjithnjë e më pak e mundshme.

Vrasja ishte pasqyruar në mediat britanike. BBC informon se Marinova është gazetari i tretë i njohur i vrarë në BE gjatë vitit të fundit. Është cituar Harlem Dizer – përfaqësues i projektit “Kundër kriminalitetit të organizuar”, një projekt, në të cilin Viktoria Marinova ka marrë pjesë. Ai insiston për hetim serioz dhe për ndëshkim për autorët e krimit. Për këtë vrasje shkroi dhe gazeta “The Guardian”.

Në mbledhjen kombëtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme Kryeministri Bojko Borisov tha se është vetëm çështje kohe që vrasja të zbulohet, sepse kriminalistët kanë material gjenetik nga vrasësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button